Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani: “Do të dua përjetësisht”
Kantautori i njohur Alban Skënderaj feston sot ditëlindjen. Ka qënë Miriam Cani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka uruar Albanin.
“Te jesh i suksesshem ne profesion eshte arritje e madhe por jo sekteti i lumturise. Te jesh i suksesshme si NJERI dhe ne familje eshte bekimi i vertete ne jete. Ti ke ditur gjithmone t’i japesh gjithçkaje rendesine e vete. Gezuar ditelindjen jeta ime. Ameli dhe une do te te duam perjetesisht dhe asgje sdo kishte kuptim pa ty”, ishin fjalët e ëmbla që Miriami kishte përzgjedhur për këtë ditë të veçantë për dashurinë e saj.