Nicolas Cage do të braktisë aktrimin, nuk ka më energjinë e dikurshme
Pak javë më parë në një artikull që menjëherë u bë viral, u lajmërua se Nicolas Cage është trokë pasi e ka harxhuar krejtësisht pasurinë e tij për të blerë sende të panevojshme.
Tashmë aktori i famshëm ka dhënë një intervistë për “The Blast” ku u shpreh se shumë shpejt do të heqë dorë nga aktrimi pasi nuk ka më energjinë e dikurshme.
Fituesi i çmimit “Oscar” shtoi se nuk do të largohet nga bota e artit pasi do të jetë prapa kuintave në rolin e regjisorit dhe producentit.
54-vjeçari do të aktrojë edhe për 3 ose 4 vite më pas do të dalë zyrtarisht në pension. Cage përfundoi intervistën e tij të shkurtër duke thënë se sa i përket prodhimit të filmave të rinj ai ka shumë ide dhe projekte të reja me të cilat po punon.