Lajme

22 April 2018

Alex Rodriguez tregon si e takoi rastësisht JLO, dhe si nisi romanca e tyre

I dashuri i Jennifer Lopezit, lojtari i bejsbolli Alex Rodriguez, kohët e fundit ishte në shfaqjen e Ellen DeGeneres.

Alex, me të cilin Jennifer ka qenë në kontakt që nga prilli i vitit të kaluar, tregoi se si lindi dashuria mes çiftit të famshëm.
Ai tha se ishte duke dal prej veturës në një parking, kur këngëtarja e kishte prekur ‘rastësisht’ në krah dhe nga ai moment e kishte ditur se diçka do të ndodh mes tyre.
“Ajo më goditi në supe dhe unë u ktheva të shikoja, por më është dashur të kuptoja se për kë bëhet fjalë. Ishte Jennifer, e cila ishte e veshur me xhinse dhe çizme të mëdha”, ka thënë Alex.

” Jennifer është, Jennifer është”, tha ai dhe ishte skuqur nga turpi që nuk e njohu me të parën dhe menjëherë i tha se dukej bukur.

“Ajo ishte aq zbavitëse, ne të gjithë e dimë që ajo është kudo. Pastaj biseduam pak, dhe ajo më tha ‘E keni numrin tim, më thërrisni”, ka thënë Rodriguez duke treguar se po të njëjtën mbrëmje e kishte ftuar për të dal. Duke shënuar kështu nisjen e një romance shumë të bukur, e duke u kthyer në çiftin e preferuar të të gjithve.

Late night. Set life. ?#ineedabed

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com