Lajme

22 April 2018

Unikkatil sjell projektin e ri “Ni Milion Rrugë”

Viktor Palokaj, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar këngën e re në versionin audio.

Kënga titullohet “Ni milion rrugë”, ndërsa publikimi në YouTube është shoqëruar me një video-tekst.
Projekti ishte caktuar të publikohej më herët, mirëpo reperi vendosi ta shtynte lansimin për shkak të vdekjes së Gëzim Hajdinit, i njohur si B52
Bashkëpunimi me Milot dhe Don Phenom, “A pe sheh”, ishte ndër projektet e fundit të Viktorit që është lansuar në fund të muajit mars.

Ka pasur thashetheme edhe për një bashkëpunim ndërmjet Unikkatilit dhe Ledri Vulës, mirëpo akoma nuk ka ndonjë konfirmim.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com