Lajme

23 April 2018

Kate Middleton pritet të sjellë në jetë bebin e tretë të familjes mbretërore

Pallati mbretëror përmes një postimi ka konfirmuar se dukesha e Kembrixhit sapo ka mbërritur në spital për të mirëpritur fëmijën e saj të tretë, në shoqërinë e bashkëshortit Princit William.

“Shkëlqesia e saj Dukesha e Kembrixhit u pranua në Spitalin e Shën Marisë, Paddington në Londër këtë mëngjes. Ajo udhëtoi me makinë nga Kensington Palace në Lindo Wing në Spitalin e Shën Marisë, bashkë me Dukën e Kembrixhit”, shkruhet në deklaratën zyrtare.

Kate Middleton u pranua në orën 6 të mëngjesit në të njëjtin spital ku ajo lindi Princin George dhe Princeshën Charlotte.

Tashmë, jemi të gjithë kureshtarë për t’u njohur me gjininë dhe fytyrën e fëmijës së tretë të Kate Middleton dhe Princit William, që sipas rregullave protokollare, përpara se të lënë maternitetit ata do të bëjnë një foto me të porsalindurin/ën e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com