Albumi i ri i Ed Sheeran do publikohet shumë shpejt por këngëtari nuk shqetësohet për suksesin
Ed Sheeran është duke punuar për të lansuar albumine tij më të ri. Ai në intervistat e dhëna është shprehur se do të ketë një tjetër formë nga këngët e publikuara deri tani.
Albumi i fundit i 27-vjeçarit, “Divide”, ishte një sukses i madh mbarëbotëror dhe me këngët e përfshira në të “Shape Of You”, “Castle On The Hill” dhe “Perfect” fitoi zemrat e fansave dhe rrëmbeu disa trofe, mes tyre edhe “Artisti me më shumë shitje në botë”.
Në një intervistë për “Sunday Mirror”, këngëtari britanik tha se albumi i ri nuk do të jetë pop dhe se nuk është i shqetësuar për shitjet: “Nuk ka rëndësi nëse dështon. E di që njerëzit presin të jetë më i mirë, por edhe nëse zhgënjehen s’ka gjë. Ka edhe dështime në jetë”.