Mesazhi që përloti Adrola Dushin….
Modelja me fame ndërkombëtare, Adrola Dushi është e rrethuar nga njerëz që e duan dhe e adhurojnë madje që kujdesen për t’ja bërë çdo ditë të bukur dhe të paharrueshme.
I tillë ka qenë ky mesazh i fundit që i ka mbërritur Adrolës nga shoqja e saj, përmbajtja e të cilit e ka përlotur atë.
Në të shkruhet: “Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je e rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”.