Adrian Gaxha: “Luana Vjollca një prej dashurive të para”
Rreth gjashtë vite më parë Luana Vjollca dhe Adrian Gaxha ishin një nga çiftet më të diskutuara në showbiz-in shqiptar. Edhe pse gjithçka dukej shumë mirë ata papritur i dhanë fund lidhjes së tyre.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë duket se publiku ka ende shumë interes të dijë se çfarë mendojnë dy ish-partnerët për njëri-tjetrin. Së fundmi, në një intervistë Adrian Gaxha vendoset disi në siklet kur e pyesin se cilat janë 3 mendimet e para që i vijnë ndërmend kur shikon një fotografi të Luana Vjollcës.
Megjithatë ai gjeti 3 përgjigje që nuk priteshin. “Sa qenka zbukuruar. Më vjen mirë për sukseset e saj, një prej dashurive të para”, është shprehur ai.