Mungon në premierën e “Avengers”, Chris Evans kërkon ndjesë
Chris Evans kishte një arsye të mirë për mungesën e kësaj jave në premierën e “Avengers: Infinity War”, por fansat nuk ishin të lumtur për këtë.
Fansat kanë reaguar në mediat sociale për mungesën e Evans, që luan rolin e Captain America, në premierë.
“Chris Evans duket kaq bukur sonte,”-shkruajti në fans duke publikuar një foto të zbrazët nga tapeti ngjyrë vjollcë.
Premiera botërore u mbajt të hënën në Los Angeles.
Por aktori ka një justifikim të mirë. Aktualisht ai po luan në “Lobby Hero” në Broadway.
Me anë të një postimi në Twtter ai i kërkoi falje fansave: “Më vjen keq që nuk mund të isha në premierë. Me të vërtetë doja që të isha atje por shfaqja ime nuk ma lejoi.”
Ai gjithashtu përkahu stafin dhe projektin.
“Nuk mund të mos jem krenar për Russo Brother dhe çdo njeri tek Marvel Studio.”
“Avengers: Infinity War” do të fillojë të jepet në kinema të premten.