Lajme

26 April 2018

Avicii e kishte parashikuar vdekjen e tij, dalin videot e shkëputura nga dokumentari i realizuar për të

Në dokumentarin e Netflix, Avicii: True Stories, Dj i famshëm që humbi jetën vetëm pak ditë më parë tha se e dinte që do të vdiste nëse do të vazhdonte të performonte.

Avicii u tërhoq nga koncertet në vitin 2016, sipas tij për shkak të problemeve shëndetësore dhe abuzimit me alkoolin.
“Unë u thashë atyre. Nuk do të jem në gjendje të performoj më. Do të vdes, e kam thënë shumë herë,”-tha Dj në dokumentar të realizuar në tetor të vitit të kaluar.
Më pas ai foli për mungesën e mbështetjes kur u tërhoq nga muzika.

“Unë kam qenë gjithmonë i hapur me të gjithë njerëzit që kam punuar dhe çdo njeri që më njihte. Të gjithë e dinë që unë vuaja nga ankthi. Nuk e prisja që njerëzit do të më ushtronin presion që të vazhdoja të mbaja koncerte. Ata e kanë parë sesa i sëmurë isha unë por më shtynin që të vazhdoja të performoja.”

DJ 28-vjeçari humbi jetën në mënyrë të papritur në Oman.

Megjithëse shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, një autopsi paraprake hodhi poshtë dyshimet se mund të jetë vrarë. Familja Avicii ndodhet në Oman për të marrë dhe riatdhesuar trupin e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com