Lajme

30 April 2018

Paris Hilton tregon se ka dashur të vdiste kur u publikua para shumë vitesh video e saj seksuale

Trashëgimtarja e hoteleve Hilton, Paris Hilton ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj. Hillton tregoi për videon seksuale që ju publikua me ish të dashurin Rick Salomon në dokumentarin amerikan Meme të Bert Marcus, i cili u shfaq premierën e Festivalit të Filmit të Tribeca të premten.

Ajo e pëshkroi si një periudhë të tmerrshme: “Ishte sikur të kanë përdhunuar. Ndjeja se kisha humbur një pjesë të shpirti tim. Unë doja të vdisja. Isha si: ‘Thjesht nuk dua të jetoj’.”
Në kohën kur u publikua video me përmbajtje seksuale të Paris, ajo sapo kishte arritur sukses në botën e televizonit, ku së bashku me shoqen e ngushtë Nicole Richie shkëlqyen në serialin televiziv The Simple Life.

“Unë nuk doja të bëhesha e njohur në këtë mënyrë… Kurrë nuk do të jem ashtu siç kam qenë”,ka vijuar Paris.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com