David Beckham bën tatuazhin e radhës dhe i habit të gjithë
Ish- futbollisti David Beckham vazhdimisht impresionon me pamjen e tij, veçanërisht me tatuazhet. Kohët e fundit ai ka udhëtuar drejt Kinës, ku ka kaluar edhe kohë me fansat e tij atje. Për herë të parë në këtë event, David Beckham ka shfaqur edhe tatuazhin e tij më të ri, të cilin e ka bërë në kokë. Në anën e majtë të skalpit të tij duken qartë disa planetë, të cilat së bashku formojnë sistemin tonë diellor.
Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim për kuptimin e këtij tatuazhi, apo arsyen se përse zgjodhi bojën nën lëkurë pikërisht në skalpin e tij. 42-vjeçari është një fans i madh tatuazhesh dhe gjithsej në trupin e tij ka 40 të tilla. Ky tatuazh ndoshta shpjegon shumë gjëra, por ai zgjodhi të mos komentonte.