Dj Calvin Harris nderohet si artisti skocez më i dëgjuar i shekullit 21
DJ Calvin Harris është cilësuar si artisti skocez më i dëgjuar i shekullit XXI. Fituesi i çmimit “Grammy” mori vendin e parë pas shumë hiteve botërore gjatë 12 viteve të fundit.
“Është një nder shumë i madh që të marrë këtë titull si artisti skocez më i dëgjuar i shekullit XXI”, shprehet Calvin. Sipas tabelës “PPL”, projektet e artisti u dëgjuan më së shumti në radio dhe televizion në Mbretërinë e Bashkuar. “PPL” zbuloi se një këngë e Harris dëgjohej çdo gjashtë minuta në Britani të Madhe.