Lajme

02 May 2018

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vendosin të martohen?

Georgina Rodriguez ka nxitur thashethemet për një martesë të mundshme me Cristiano Ronaldo. Georgina, ka ndarë me miqtë e saj një fotografi në të cilën ajo është shfaqur teper e lumtur madje duke prezantuar një unazë me gurë të plotë diamanti, gjë e cila ka bërë që spanjollët të mendojnë të përgatiten së shpejti për një dasmë.

”Me personin tim më të dashur” shkruan Georgina teksa shfaq unazën ndërsa thuhet se ishte e shoqëruar nga Ronaldo. Ronaldo dhe Rodriguez tashmë kanë mirëpritur lindjen e vajzës së tyre Alana Martina.

Megjithatë pavarësisht detajeve, çifti ende nuk ka konfirmuar ndonjë plan për kurorëzimin e tyre të dashurisë. Georgina Rodriguez del të jetë femra e parë që ylli i Real Madrid të ketë marr si dashuri me shumë seriozitet që nga ndarja e tij me modelen e njohur ruse Irina Shayk, e cila ishte llogaritur një lidhje afatgjate.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com