Deborah Xhako, shqiptarja që po mahnit në “The Voice of Italy”
Deborah Xhako ka arritur të thyejë çdo parashikim në “The Voice of Italy”. Falë zërit të saj, shqiptarja 20-vjeçare, e cila është krahasuar me Dua Lipën, ka arritur në gjysmëfinale.
Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deborës në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendetet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.
Nëse do të ndodhë kjo, atëherë Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton ‘The Voice of Italy’, pas Elhaida Danit. Me thjeshtësi, saktësi dhe energji, Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trajnerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si J-Ax.