Alban Skënderaj një dedikim special për princeshën e tij
Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, është ndër të paktët personazhe publik shqiptar me statusin e babait, që duket se bën shpesh dedikime të ndjera për personat e zemrës dhe jetës së tij, siç janë vajza Ameli, dhe bashkëshortja, Miriam. Madje dashurinë për to ai e ka përkthyer edhe në këngë të cilat menjëherë kanë rrëmbyer zemrat e publikut. Së fundmi, Albani ka publikuar në instagram një foto shumë të ëmbël të Ameli, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Drita e jetës sime”.