Era Istrefi: “Bonbon” momenti më i mirë në jetë
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi me hitin e saj “Bonbon” arriti të marrë më shumë se 500 milionë klikime dhe ka siguruar koncerte në shumë vende të botës, ku së fundmi edhe në Dubai.
Pas një koncerti që zhvilloi atje, ajo ka dhënë intervistë për “Khaleejtimes” ku ka folur për suksesin, inspirimin dhe albumin e saj.
“Më ka shokuar, sepse nuk kisha qëllim që “Bonbon” të bëhej ndërkombëtarisht e njohur, isha e njohur vetëm te shqiptarët dhe isha duke lëshuar një këngë tjetër, reagimi ishte aq i shpejtë dhe i madh sa që nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte, por ishte kënaqësi, që mund të them se ishte momenti më i mirë në jetë”.
Në intervistë, Era ka treguar se Rihanna mbetet inspirimi i saj, ndërsa ka treguar se është duke punuar për të sjellë dy këngë të reja dhe njëkohësisht po punon edhe për albumin e parë.