Rihanna shkëlqen në kopertinën e prestigjozes Vogue
Superylli botëror, Rihanna, ka treguar edhe një herë se ajo është mbretëresha e muzikës botërore.
Bukuroshja ka pozuar për revistën Vogue, ku ka zënë vend në kopertinën e kësaj reviste.
Ajo ka publikuar një seri të imazheve në rrjetin social Instagram të realizuar pikërisht për këtë revistë.
Me fustan gjysmëtransparent, Rihanna shfaqet më bukur se kurrë në grim të thjeshtë.
Sesioni është realizuar nga Mert Alas dhe Rihanna ka kohë që s’është shfaqur kaq atraktive.
Ndër të tjera, Riri ka folur edhe për biznesin e saj të fundit në sferën e bukurisë.
Ajo së fundmi edhe filloi me linjën e re të bukurisë, Fenty Beauty, të cilën edhe e ka promovuar personalisht.