Lajme

06 May 2018

Një fanse e huaj bën gjestin që emocionoi Eugent Bushpepën

Teksa Eugent Bushpepa ndodhet në Lisbonë për provat e “Eurosong” nuk kanë munguar edhe surprizat e bukura. Mesa duket Eugenti me pjesëmarrjen e tij në “Eurovizion” nuk ka fituar vetëm zemrën e shqiptarëve por edhe atë të fansave të huaj. Një fanse e ka komplimentuar në gjuhën shqipe: “ Ke një këngë shumë të bukur”.

Këngëtari është ulur në gjunjë, pasi fansja ishte në karrige me rrota dhe i ka thënë se shpreson që dhurata e saj t`i sjellë fat. Kënga e tij pjesëmarrëse është vlerësuar shumë mirë deri tani si nga mediat e huaja ashtu edhe nga Wiwibloggs.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com