Lajme

06 May 2018

Ronela Hajati sqaron raportin e saj me Young Zerkën: “Vëlla e motër jemi të dy”

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur së tepërmi për një marrëdhënie me njëri-tjetrin, megjithatë askush prej tyre nuk ka pranuar asgjë deri më sot. Të dy dëshirojnë që për ta të flitet vetëm për muzikën që bëjnë. Megjithatë të vetmen gjë që nuk e mohojnë është miqësia e ngushtë që kanë mes tyre. Madje ata kanë dhe disa bashkëpunime shumë të suksesshme me njëri-tjetrin.

Ronela në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur hapur edhe për raportin që ka me Zerkën. E pyetur nga moderatori i emisionit se përse i shkruajti Young Zerkës në një fotografi ‘I imi’, këngëtarja ka thënë se këtë gjë e bën me gjithë miqtë e saj që i konsideron edhe si vëllezër. Më tej ajo ka thënë se nuk ka dëshirë të flasë, as nuk mohon dhe as nuk po pohon gjë. Ndërsa kur u pyet nëse bëhet xheloze për femrat që Young Zerka zgjedh në videoklipe Ronela u shpreh: “ Të bëj çfarë të dojë për klip ai, po jashtë klipit…vëlla e motër jemi të dy”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com