Reperi Mozzik krijues i shumë hiteve por pa asnjë këngë në YouTube
Kënga “Madam” e reperit Mozzik vazhdon të jetë e fshirë nga kanali YouTube. Dyshja Zzap dhe Chriss, e akuzojnë atë për vjedhje të autorësisë, pasi sipas tyre, kënga “Madam” është punuar në studion “ON Records”, gjatë kohës që ata ishin pjesë e saj.
Por, pavarësisht kësaj kënga ka arritur që të bëhet një hit i vërtetë. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram reperi ka shkruar: “Duke jetuar hala si krijues i hiteve. Pa asnjë një këngë në YouTube”.