Khloe shfaq për herë të parë në publik vogëlushen e saj
Khloe ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së medias pas lindjes së vajzës dhe pas skandalit të tradhtisë së të dashurit të saj. Por ajo nuk ka mundur t`ju shpëtojë paparacëve gjatë shëtitjes më të bijën. Khloe është fotografuar teksa shëtiste në parkun e Ohio me të bijën dhe dukej shumë në formë, si një nënë e re që është.
Khloe dukej shumë e kujdesshme ndaj të bijës duke e mbuluar herë pas here për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, si dhe kishte marrë edhe një asistente me vete. Nga fotot e publikuara ajo shihet teksa lejon një kalimtar në park të pëshëndesë vogëlushen e saj.