Lajme

07 May 2018

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk nënshkruajnë një marrëveshje paramartesore

Aktorja Gwyneth Paltrow dhe producenti Brad Falchuk kanë menduar të marrin masa paraprake përpara se të martohen duke nënshkruar një marrëveshje paramartesore. Të dy kanë fëmijë nga martesat e mëparshme ndaj e kanë konsideruar të nevojshme nënshkrimin e marrëveshjes.

Një burim për E! News ka thënë se: “Ka një marrëveshje paramartesore. Ishte shumë e lehtë dhe të dy janë të kënaqur me kushtet. Ky ishte vetëm një nga hapat në procesin e planifikimit të dasmës së tyre, të dy kanë qenë të martuar më parë dhe mendonin se kjo duhej të ndodhte. Secili ka pasuri dhe fëmijë nga martesat e mëparshme kështu që ka kuptim që të kenë një marrëveshje”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com