Klaudia Pepa befason sërish, prezantuese në “SkyItali”
Balerina shqiptare Klaudia Pepa u bë e njohur për publikun italian ndërsa mori pjesë në programin televiziv “Amici”, ku u vlerësua së tepërmi për talentin e saj. Edhe pse nuk fitoi, suksesi i Klaudias vijoi me projekte në fushën e saj në Itali.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ajo ka bërë të ditur se do të jetë bashkëprezantuese emisionit, “Top The Top”. Bashkëngjitur videos së postuar ajo shkruan: “Eksperienca e parë si bashkëprezantuese. Më uroni fat! #SkyItali”.