Lajme

07 May 2018

Dua Lipa artistja e parë femër në histori me tre këngë në Top 20 e “US Pop Radio”

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj duke hyrë në histori me muzikën që bën. 22-vjeçarja është bërë artistja e parë femër në histori që i ka njëkohësisht tri këngë në “Top 20 të top-listës “US Pop Radio”.

Ajo e ka arritur këtë sukses me këngët “New Rules”, “IDGAF” dhe “One Kiss” të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Calvin Harris. Ripërmendim se “New Rules” është një hit botëror që ka kaluar shifrën prej një miliard shikimesh në YouTube dhe ka vendosur rekorde të shumta në platformat e tjera muzikore.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com