Lajme

07 May 2018

Dua Lipa për Elle: Kam mësuar shumë më shumë nga vetja tani që jam single

Këngëtarja 22-vjeçare mëson shumë më tepër për veten kur nuk është në një marrëdhënie, sepse ka më shumë kohë për vetveten.

Kështu ka pohuar artistja e njohur për edicionin e ri të revistës Elle, ku ka zbuluar se aktualisht është beqare dhe nuk ka të dashur.
“Kam më shumë kohë për veten kur jam e vetme. Përfundoj duke pasur kohë që të bëjë shumë gjëra të tjera… Mendoj se kuptoj shumë gjëra më tepër për vetveten kur jam single dhe nuk e kam askënd që të më ndihmojë. Ju mësoheni të mbështeteni në fuqitë tuaja”, tha Lipa.
Kur bie në dashuri, krijuesja e hitit “New Rules”, përpiqet që të mos nxitojë, por nuk e ka problem të tregojë se kush ia ka rrëmbyer zemrën.

“Unë kujdesem që të mos them ‘të dua’ shumë shpejt, pa e ditur nëse ekziston ndonjë substancë në marrëdhënie. Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që të shkojnë ngadalë gjërat. Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë ‘Unë të dua’”, shtoi këngëtarja.

Ndërsa Dua është e lumtur të jetë e vetme, ajo është një “besimtare e fortë” në dashuri, sepse është rritur duke parë prindërit që janë të dashuruar dhe të lumtur.

“Unë jam një besimtare e madhe e dashurisë. I fajësoj prindërit për këtë, sepse ata kanë një marrëdhënie vërtetë të mirë dhe mendoj se kanë vendosur standardet e mia të larta”, tha ajo.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com