Arrestimi i G-Eazy, reperi kërkon ndjesë publike, vazhdon turneu i tij
Të enjten e kaluar pamjet ku reperi i famshëm G-Eazy godet me grusht rojen e një klubi nate në Suedi bënë xhiron e rrjetit. Ai u arrestua për posedim droge dhe dhunë teksa ishte duke festuar pas koncertit të tij.
Reperi i famshëm qëndroi thuajse të gjithë fundjavën në burg por tashmë që është i lirë, bëri një deklaratë publike për të gjithë fansat e tij të cilët mbetën të zhgënjyer nga reperi. G-Eazy nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan se ndjen që duhet të tregohet i sinqertë dhe të kërkojë ndjesë për incidentin që i ndodhi.
Ai u shpreh i penduar dhe i turpëruar por gjithashtu mirënjohës që ndodhet jashtë qelisë dhe për një pjesë të fansave të tij që e mbështetën në ato momente të vështira.
Pa hyrë në detaje 28-vjeçari shpjegoi se gjithçka ndodhi atë natë ishte thjeshtë një seri ngjarjesh fatkeqe dhe disa vendime të gabura që shpreson të mos përsëriten më. Ai do të vazhdojë turneun e tij muzikor në Danimarkë edhe pas indicentit të javës së kaluar.