Selena Gomez zhgënjen me paraqitjen e saj në Met Gala
Pavarësisht se veshja e Selena Gomez në “Met Gala” ishte e mrekullueshme ajo sërish nuk arriti të shkëlqente. Fustani me rrudha dhe me bisht të gjatë kombinuar me sandalet ngjyrë argjendi nuk arritën të sillnin Selenën në lartësinë e duhur.
Ajo që u komentua shumë ishte ngjyra e lëkurës së saj. E nxirë më shumë seç duhej dhe buzët e zbehta e bënë të dukej e çuditshme. Njëkohësisht edhe flokët e çrregullta nuk ishin në formën e tyre më të mirë.