Të gjithë sytë mbi Kim Kardashian, e mbuluar me ar ajo shkëlqeu në Met Gala
Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Met Gala me paraqitjen e saj. Ajo u shfaq në tapetin e kuq e mbuluar me ar dhe dukej mjaft sensuale. Fustani Versace dhe me simbolin e kryqit evidentonte të pasmet e saj duke bërë që gjithë sytë të ishin mbi të.
Përveç shkëlqimit nga fustani, ajo kishte edhe një shkëlqim në fytyrë, pasi grimi i saj ishte vërtet i bukur. Për sa i përket flokëve, Kim kishte vendosur të bënte një gjysmë kapje, ndërsa fundin e tyre e kishte bërë onde, zgjedhje kjo që i shkonte së tepërmi.