Për t’u njohur me projektin “Ma Cherie” të Butrint Imerit duhet të presim datën 15 maj
Prej disa javësh Butrint Imeri ka paralajmëruar produksionin e tij më të ri muzikor duke i lënë fansat në pritje. Por përmes një postimi në rrjetin social Instagram Butrinti ka shuar edhe kuriozitetin sepse kënga e tij “Ma Cherie” do të publikohet në 15 maj.
Projekti i cili në shqip do të thotë e dashura ime ka zgjuar kuriozitetin e fansave ende pa u publikuar duke treguar në këtë mënyrë se me shumë mundësi kënga do të ndjekë suksesin e “Xhanëm” që ka më tepër se 30 milionë klikime në YouTube.