Morena Taraku paralajmëron projektin muzikor dedikuar femrave
Disa muaj më parë u paralajmërua se Morena Taraku do të sjell një bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Së fundmi përmes një postimi në Instastory, Morena Taraku do të sjell një këngë të re që për tematikë do të ketë femrat.
“Po vjen era femra. Shumë shpejt për më të shenjtat e botës”, ka shkruar Morena në postimin e saj.Ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth projektit më të ri muzikor, duke e lënë gjithçka një surprizë.