Lajme

08 May 2018

Sot e gjithë vëmendja tek Eugent Bushpepa, ngjitet në skenën e Eurovision i treti

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut, Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli dhe Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Njëkohësisht në skenë do të ngjitet edhe shqiptarja Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com