Justin Bieber: “Jeta jonë nuk është si në Instagram”
Udhëtimet luksoze, markat e shtrenjta, pushimet e tej zgjatura dhe lumturia pafund që tregohet përmes postimeve të vipave të showbizit duket se nuk janë aspak reale.
Diçka të tillë e ka pranuar vetë Justin Bieber përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku shkruan: “Hej njerëz, ajo jeta luksoze dhe shumë e bukur që shihni të paraqesin personazhet e famshëm në Instagram nuk është e vërtetë. Mos u gënjeni duke menduar se ata kanë jetë më të mirë se sa e keni juve”.