Selena Gomez, pas ndarjes nga Justin Bieber gjen paqen shpirtërore
Këngëtarja dhe aktorja e njohur duket se ka marrë vendimin më të mirë të jetës së saj duke i dhënë fund përfundimisht lidhjes me Justin Bieber.
Burime pranë saj kanë treguar për “Us Weekly” se mes Justin Bieber, familjes dhe shoqërisë ajo ka zgjedhur këta të fundit dhe është shumë e lumtur për këtë vendim.
25-vjeçarja zgjodhi lumturinë mbi një lidhje toksike edhe pse ishte e dashuruar me këngëtarin kanadez. Familja dhe të afërmit e saj ishin kundra rikthimit të Selenës me Justin Bieber dhe trembeshin se do t’i thyhej zemra sërish.
Edhe pse ajo është përpjekur t’i bindë ata se Justin ka ndryshuar duket se kjo gjë ishte e vështirë për tu pranuar kështu këngëtarja vendosi të mos luftonte më por të zgjidhte paqen shpirtërore dhe lumturinë.