Njihuni me ishullin magjik Bahamian të Biminit
E vendosur vetëm 50 kilometra në lindje të Miamit, ishulli i Biminit është ishulli më i afërt Bahamian në SHBA. I Përbërë nga dy ishuj kryesorë: Bimini i Veriut dhe Bimini i Jugut ofron një pamje mahnitëse. Bëhet fjalë për vendin ku Ernest Hemingway kishte një shtëpi verore, aty ku Jimmy Buffett shkroi një libër dhe Martin Luther King Jr shkroi një pjesë të fjalimit për marrjen e çmimit Nobel.
Në ditët e sotme, është vënë re një rritje e turistëve që kur “Resorts World Bimini” u hap në vitin 2016. Ai ka gjashtë restorante dhe bare, një pishinë, 305 dhoma dhe 18 suita luksoze. Për një mbrëmje të paharrueshme, “Resort World” lansoi kohët e fundit “Luna Beach Club”, i drejtuar nga Miami Capponi, i njohur për pikat e nxehta të South Beach Forge, Bed, Mansion, Privé dhe LIV.
Këtu janë disa nga gjërat e tij të preferuara për të bërë në Bimini. Të gjithë ata që duan të shohin delfinët e egër duhet të lundrojnë rreth dy milje në veriperëndim të shkëmbit të veriut në pasdite mes orës 14 pasdite dhe orës 17:00. “Honeymoon Cay” është 20 minuta udhëtim me varkë nga Resorts World Bimini dhe është një nga vendet më të bukura për të vizituar gjatë ditës. Një tjetër vend ideal për tu vizituar me varkë është Sapona.
Është një vend i pabesueshëm, si dhe një pikë referimi e madhe ku mund të shihen mbetjet e një anijeje që u shkatërrua nga një stuhi në vitet 1920. Ernest Hemingway e vuri Biminin në hartë si destinacion e famshëm të peshkimit sepse është një vend i mrekullueshëm për të kapur çdo gjë nga Wahoo Tuna në Mahi Mahi. Bimini është emëruar si një prej destinacioneve ideale për notim. Nuk nevojitet përvoja sepse ujërat janë të pastra dhe me një terren perfekt për fillestarët.