Bebe Rexha flet hapur për producentin që e ngacmoi seksualisht
Këngëtarja e famshme shqiptare ka shokuar sot të gjithë fansat e saj me një deklaratë të bërë në rrjetin social “Twitter”. Ajo është këngëtarja e hiteve të njohura “I got you”, “Me, myself and I”, “Meant to be” e shumë të tjerave, Bebe Rexha.
Ajo ka treguar për fansat e saj se i njëjti producent që kishte ngacmuar seksualisht Kristina Buch dhe Peyton Ackley, e kishte provuar dhe me të.
“E lumtur që këto femra folën. Është e frikshme që të flasin për këto punë. Janë të forta. Ai e provoi me mua kur isha në fillimet e mia, por unë dola nga studio. Karma është një bushtër”, ka shkruar Bebe për producentin Detail.