Genc Prevlukaj dhe Lyrical Son publikojnë të dielën bashkëpunimin “Andërr”
Genc Prevlukaj dhe Lyrical Son kanë caktuar datën e lansimit të projektit të tyre të ri muzikor. “Andërr” vjen e punuar nga BlackFish dhe PINT dhe pritet të jetë hit i kësaj vere.
Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe të dielën pritet publikimi i bashkëpunimit. Kujtojmë se hiti më i fundit nga dyshja ishte “A t’merr Malli”, një këngë që u bë në pak ditë një hit.