Rita Ora, Bebe Rexha, Charli XCX dhe Cardi B sjellin “fuqinë e vajzave” përmes këngës “Girls”
Rita Ora është bashkuar me yjet e muzikës ndërkombëtare Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B për të sjellë “fuqinë e vajzave”. Ashtu siç ishte paralajmëruar këngëtaret kanë publikuar këngën ‘Girls’, si një britmë për të gjitha vajzat. Rita tha se kënga është frymëzuar nga vajza ikonë e “Lady Marmalade” e vitit 2001.
Kënga ende nuk është shoqëruar me video por pritet që në ditët në vijim ti bashkëngjitet një e tillë. Është hera e parë që dy këngëtaret shqiptare Rita dhe Bebe sjellin një bashkëpunim dhe pa dyshim që kjo këngë mbi fuqinë dhe forcën e femrave do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.
Hi @RitaOra. Hi @iamcardib. Hi @charli_xcx. We fuckin did thattttttt. #GIRLS
— Bebe Rexha (@BebeRexha) 11 maggio 2018