Kënga e re “Back to You” e Selena Gomez një dedikim për Justin Bieber?
Selena Gomez ka publikuar këngën e re “Back To You” dhe të gjithë kanë filluar të spekulojnë se kënga është dedikim për Justin Bieber. Duke u bazuar në teksin e këngës duket se flet për marrëdhënien e tyre, shoqëruar nga ndarje dhe lidhje të vazhdueshme. “Ti e ke thyer zemrën time në dy pjesë/ Por kur ajo shërohet, rreh për ty/ E di që është shpërdarë por është e vërtetë..
Unë e di që do të kthehem përsëri tek ty”, janë disa prej fjalëve të kësaj kënge. Kënga e re e Selenës do të jetë kolona zanore e sezonit të dytë të filmit 13 Reasons Why, producentja e së cilës është vetë këngëtarja.