David Beckham shpreson që të paktën vajza e vogël të bëhet futbolliste
Ai është një ndër lojtarët më të njohur dhe të përfolur në Britani por që tashmë fatkeqësisht është veteran.
I ftuar në emisionin “The Graham Norton”, David Beckham pranoi se është zemërthyer për shkak se djemtë e tij nuk e pëlqejnë futbollin si profesion.
Ai dëshironte që të paktën njëri nga djemtë e tij të trashëgonte profesionin e babait por duket se kjo gjë ka mbetur në dorën e vajzës së vogël Harper.
David u shpreh se djemtë e tij; Brooklyn 19-vjeç, Romeo 15 dhe Cruz 13 janë lojtarë të shkëlqyer dhe shumë të talentuar por nuk luajnë kurrë futboll. Ata kanë dëshira dhe pasione të tjera por siç thonë… shpresa vdes e fundit.
7-vjeçarja Harper duket se do të ndjekë hapat e babait të saj 43-vjeçar. Vogëlushja e adhuron futbollin dhe thuajse çdo dit luan me babain e saj.
Ish-futbollisti shpreson që në të ardhmen ajo të bëhet lojtarja më e talentuar në Britani.