Vesa Luma feston ditëlindjen, Big Basta dhe Lian e urojnë në mënyrën më të ëmbël të mundshme
Këngëtarja e njohur Vesa Luma, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të.
Urime të shumta dhe të përzemërta kanë shkuar për të nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por si urimin më special mund të veçojmë atë që ka marrë nga bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, me të cilin bën katër vite martesë.
“Te uroj cdo te mire te kesaj bote dhe gezuar ditelindjen e shtrenjta ime, shoqja ime me e mire dhe gjysma ime! Te dua me shpirt dhe jam shume krenar me ty cdo dite e me shume kur te shikoj cfare nene dhe cfare gruaje je! Happy birthday jeta lalit! Edhe 1000 vite te tjera! Faleminderit dhe per djalin qe ma ke bere fiks sic e donim ne. Gëzuar nga unë dhe Liani”, ka shkruar reperi në Instagram.
Vesa ka publikuar disa nga urimet më të bukura në InstaStory-n ku ka treguar edhe urimin që ak marrë nga djali i saj. Bukuroshi Lian ka qenë i pari që e ka uruar mamin e tij në këtë ditëlindje.