Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa së bashku në një koncert në Tiranë
Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa na kanë dhuruar emocione të forta me performancat e tyre në Lisbonë, gjatë Eurovizionit. Por duket se këto emocione do kemi mundësi ti përjetojmë sërish sepse kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në Instagram, ka lajmëruar se më datë 1 qershor në koncertin e Ermalit në Tiranë, do të këndojë edhe Eugent Bushpepa. Pra në shesh, do të jenë dy shqiptarët që përfaqësuan njëri vendin tonë në Eurovizion, ndërsa tjetri Italinë.