Roza Lati befason fansat, puth Feron në emision
Vetëm pak kohë më parë në mediat rozë qarkulloi lajmi se Roza Lati është në një lidhje dashurie me reperin e njohur, Fero. Mirëpo këto thashetheme u hodhën poshtë nga Roza duke treguar se prej 8 muajsh ajo ishte në lidhje me një mashkull tjetër. Por duke qenë se zërat për lidhjen e saj dhe Feros vazhdojnë të qarkullojnë ende, së fundmi Roza në emisionin e saj kishte të ftuar reperin Fero dhe bën veprimin që askush se priste.
“Sa herë që futem live më bëjnë komente a është e vërtet që kam diçka me Feron. Mua më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë”, u shpreh Roza. Pas këtij sqarimi moderatorja i befasoi të gjithë duke i bërë një kërkesë të veçantë Feros.
“Po sikur t’ja bëjmë qejfin njerëzve? Po sikur të të puth unë ty një çik tani bëhet?”, pyeti ajo Feron dhe u afrua ta puthë. Menjëherë pas këtij veprimi të Rozës, Fero u ndje në siklet megjithëse gjithmonë na ka dhënë përshtyjen e një djali që nuk aspak i turpshëm.