Rita Ora: Më vjen keq nëse kam lënduar ndokënd me këngën “Girls”
Bashkëpunimi më i fundit i Rita Orës “Girls” u shndërrua në një ndër këngët më të komentuara për vetë tekstin që ajo përmban. Ndërkohë që disa e vlerësuan këngën si një himn i biseksualëve, të tjerët theksuan ndërlikimet problematike dhe stereotipet e çuditshme të përhershme të tekstit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar duke thënë se nuk e pasur ndërmend asnjëherë të ofendojë komunitetin LGBTI, por edhe persona të tjerë.
“Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, do t’i fuqizojë tifozët e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre”, ka shkruar Rita në mesazhin e saj në twitter.
— Rita Ora (@RitaOra) 14 maggio 2018