Motra e Meghan Markle: Babai ka pësuar atak kardiak nga kritikat dhe thashethemet në rrjetet sociale
Teksa po bëhen përgatitjet e fundit për dasmën më të madhe të vitit, atë të Princit Harry dhe Meghan Markle duket se një ndër personat më të rëndësishëm, nuk do të jetë prezent në dasmë.
Bëhet fjalë për babanë e aktores Markle, Thomas, për të cilin shpesh mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ai ende nuk e kishte vendosur nëse do të shkojë në martesën e vajzës së tij.
Së fundmi, ka qenë motra e Meghanit, Samantha, me të cilën ajo nuk flet prej vitesh, e cila ka vendosur të rrëfejë të vërtetën rreth babait të saj. Samantha ka marrë përsipër fajin duke thënë se ishte ajo që i sugjeroi babait të fitonte financiarisht nga paparaci, teksa ka treguar se kritikat e mediave dhe thashethemet në rrjetet sociale, kanë ndikuar që babai i saj të pësojë akt kardiak.
Kjo duket se mund të jetë arsyeja që ai mund të mos shkojë në dasmë, edhe pse motra e saj shpreson që babai të rikuperohet para datës së martesës, për ta shoqëruar Meghan drejt altarit.