Rita Ora shfaqet provokuese në veshje sportive
Rita Ora është mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale duke publikuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj. Ajo konsiderohet si një ndër artistet e veshura më me stil.
Së fundmi, Rita ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese e veshur sportive. “Një filxhan i shpejt çaji para se ta godisja skenën në Mançester”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur postimit të saj.
Ajo vuri në pah linjat e saj trupore, për të cilat komplimentohet vazhdimisht nga fansat.