Lajme

17 May 2018

Eugent Bushpepa: Nuk mendoja se do të kaloja në finale

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësoi Shqipërinë në festivalin europian të muzikës, Eurovision, u rendit i 11-ti në finale. Përmes një interviste të dhënë së fundmi, ai zbuloi se nuk e priste këtë gjë. Sipas tij, qëllimi i tij ishte realizuar, por performanca doli jashtë pritshmërive.

Bushpepa shpjegoi se kishte synim të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në gjysmëfinale. “Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne. Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, u shpreh Eugenti.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com