Komentuesi e quajti të plakur, ja si iu kundërpërgjigj Pink
Pink ka pasur përgjigjen perfekte ndaj një fansi në Twitter që i tha se dukej shumë e vjetër.
“Pink duket kaq e vjetër saqë duhet quajtur ‘Lejla’,”-shkruan përdoruesi i Twitter.
Por nuk ka munguar përgjigjja e këngëtares: “Ka pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken natyralë dhe unë kam fituar çdo minutë të 38 viteve të mia.”
Por Pink nuk e la me kaq.
“Unë jam e mendimit se është një bekim të plakesh. Nëse fytyra juaj ka rrudha rreth syve dhe gojës, kjo do të thotë që keni qeshur shumë. U lutem që të dukem më e vjetër në 10 vite sepse kjo do të thotë se unë jam gjallë,”-shkruan ajo në Twitter.
Një përgjigje që është vlerësuar nga shumë ndjekës të cilët kanë theksuar sa e rëndësishme është që ka personazhe kaq pozitivë e të thjeshtë si kjo artiste.