“Dinero”, bashkëpunimi më i fundit nga Jennifer Lopez, Dj Khaled dhe Cardi B
Jennifer Lopez ka treguar edhe një herë dashurinë e saj për paranë me projektin e fundit të saj “Dinero”. Kënga është tejet ritmike ku Jennifer Lopez flet për shumë kontrata të saj që i ka fituar në karrierë.
Kënga është në bashkëpunim me DJ Khaled, Cardi B dhe për momentin është publikuar vetëm në versionin audio por Jennifer ka nisur xhirimet e klipit të ri me artistët i cili do të publikohet së shpejti. Për herë të parë ajo do ta përformojë këtë këngë në Billboard Music Awards.
Këngëtarja kështu shënon rikthimin e madh për këtë vit, në kuadër të albumit të saj “Us” i cili është në publikim e sipër.