Për shkak të gjendjes shëndetësore Rita Ora anulon koncertin
Rita Ora ka anulluar një koncert që është dashur ta mbajë në Bristol për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Këngëtarja shqiptare ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se mjekët e kanë këshilluar që të mos e mbajë koncertin (këtë të shtunë) dhe ta caktojë për një datë tjetër.
“Me vjen keq që po i zhgënjej fansat e mi në Bristol, të cilët e kanë pritur për koncertin e sotëm. Po e shtyj për datën 29 maj, urrej që më duhet ta bëj këtë!”, ka shkruar 29-vjeçarja në Instagram.
Ajo postoi edhe një video në Twitter, ku tregonte se për shkak të gjendjes shëndetësore duhet ta shtynte koncertin. Ajo gjithashtu i ka kërkuar shumë ndjesë të gjithë fansave që kishin blerë biletat dhe prenotuar udhëtimin.
— Rita Ora (@RitaOra) 19 maggio 2018